Trendet vinë e shkojnë në rrjete sociale por hashtagu “KeepFightingMichael” që në shqip do të thotë “Vazhdo të luftosh Michael” është një ndër lutjet e përditshme që mund të hasim në këto rrjete.
Ka më shumë se dy vjet që kur Michael Schumacher pësoi lëndime në kokë nga një aksident në skijim, por fansat e tij ende po luten që ai të shërohet, transmeton Klan Kosova.
E si duket lutjet e shumta të fansave të fituesit të shtatëfishtë të Formula One tashmë janë duke u dëgjuar.
“Jam shumë i kënaqur që të tregoj se ai ka filluar të reagoj”, është shprehur ish bosi i Ferrarit, Luca di Montezemolo.
Por ai nuk e ke elaboruar më shumë se çfarë saktësisht dëshironte të thoshte me “reagim”.
Në ndërkohë Schumacher po vazhdon të ketë tretman special mjekësor në shtëpinë e tij në Zvicër, por familjarët e tij gjithmonë janë treguar të kujdesshëm dhe nuk kanë treguar detaje për shëndetin e tij.
●●●
DGSHKRIMI NGA
Donika Gashi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.