Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj, ka njoftuar se brenda 24 orëve të fundit asnjë person nuk ka vdekur nga koronavirusi.
Zemaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që 46 persona janë shëruar nga koronavirusi ndërsa janë shënuar 33 raste të reja.
"Ndërsa gjatë 24 orëve të fundit, nuk ka asnjë rast të vdekjes së pacientëve nga Covid 19, 46 qytetarë e kanë fituar betejën me virusin Covid 19, ndërsa nga 711 testime që janë bërë, pozitiv kanë rezultuar 33", shkroi Zemaj në Facebook.
●●●
NLSHKRIMI NGA
N LL
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.