Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar gjashtë raste të vdekjeve nga COVID-19.
Po ashtu gjatë 24 orëve të fundit dhe janë regjistruar 76 raste të reja nga koronavirusi, njofton Klan Kosova.
“Gjatë 24 orëve të fundit, në Laboratorin e Mikrobiologjisë Molekulare në IKShPK me metodën RT-PCR dhe në laboratoret private, janë testuar gjithsej 589 mostra të marra nga ShSKUK dhe gjurmimi i kontakteve të rasteve në terren, prej të cilëve rezultojnë 76 raste pozitive. Brenda 24 orëve janë raportuar 6 raste të vdekjes me SARS CoV-2 pozitiv”, thuhet tutje në komunikatë.
Numri total i rasteve pozitive është 14.377 raste nga 55.513 persona të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 dhe 574 raste të vdekjes.
●●●
BSHKRIMI NGA
BM
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.