Lideri i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj është zgjedhur kryeministër i Kosovës.
Kabineti i ri qeveritar , ka marrë 61 vota për dhe një abstenim. Në votim nuk kanë marrë pjesë LDK dhe Vetëvendosje që kanë bojkotuar seancën.
Para votimit, Haradinaj ka prezantuar kabinetin qeveritar.
Kabineti i Qeverisë Haradinaj përbëhet nga këta emra:
Zëvendëskryministër i parë: Behgjet Paoclli
Zëvendëskryeministër: Enver Hoxhaj
Zëvendëskryeministër: Fatmir Limaj
Zëvendëskryeministër: Dardan Gashi
Zëvendëskryeministër: Dalibor Jevtiq
Ministër i Forcës së Sigurisë: Rrustem Berisha
Ministër i Infrastrukturës: Pal Lekaj
Ministër e Punëve të Brendshme: Flamur Sefaj
Ministër i Financave: Bedri Hamza
Ministër i Shëndetësisë: Uran Ismaili
Ministër i Kulturës dhe Sportit: Kujtim Gashi
Ministria e Inovacionit dhe Ndërrmarrësisë: Besim Beqaj
Ministre e Integrimeve Evropiane: Dhurata Hoxha
Ministër i Drejtësisë: Abelard Tahiri
Ministër i Arsimit: Shyqyri Bytyqi
Ministër i Punëve të Jashtme: Behgjet Pacolli
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Albena Reshitaj
Ministër i Diasporës: Daradan Gashi
Ministër i Bujqësisë: Nenad Rikado
Ministër i Pushtetit Lokal: Ivan Todosijeviq
Ministër i Zhvillimit Rural: Rasim Demiri
Ministër i Punës: Skender Reçica
Ministër i Tregtisë: Bajram Hasani
Ministria e Zhvillimit Ekonomik: Valdrin Lluka
Ministër i Kthimit: Dalibor Jevtiq
Ministër i Administratës Publike: Mahir Jagcilar
Kreu i AAK-së erdhi në këtë post si kandidat i koalicionit në mes të partisë së tij me Partinë Demokratike të Kosovës, Nismës për Kosovën, ndërsa në koalicion janë edhe Aleanca Kosova e Re, Lista Serbe dhe partitë tjera të minoriteteve.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.