LG G Flex ishte pajisja e parë me ekran të lakuar, ndërsa Samsung Galaxy Note Edge ishte telefoni i parë inteligjent që kishte xham të lakuar.
Kompanitë nuk do ta lënë me kaq, pasi ato po punojnë për krijimin e pajisjeve të reja me këtë teknologji të ekranit.
LG ka bërë të ditur për gazetën prestigjioze Business Korea se po punon për krijimin e ekraneve transparente, të cilat përdoren aktualisht tek makinat luksoze ose avionët. Megjithatë do të duhet kohë dhe para derisa kjo teknologji të komercializohet dhe të nisë prodhimi në masë.
Ndërsa një zyrtar i Samsung-ut konfirmoi se kompania do të nisë në 2016 prodhimin e telefonave inteligjentë të lakueshëm. Kompania ka krijuar disa prototipa të tilla deri tani, madje ka siguruar edhe patenta për ekrane të lakueshme për telefona inteligjentë dhe tabletë. Nuk është hera e parë që kompania premton një ekran të lakueshëm për “vitin e ardhshëm”, kështu nuk duhet t’ju besojmë shumë këtyre premtimeve. Gjithsesi, do të ishim të kënaqur të kishim telefona inteligjentë të lakueshëm në të ardhmen.
●●●
DSHKRIMI NGA
donikab
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.