Lamar Odom duhet të ketë kujdes çdo ditë në mënyrë që të qëndrojë i kthjellët.
“Kur je një i varur nga droga, kjo është diçka që do të jetojë çdo ditë me ty...”, ka thënë ai për TMZ, transmeton Klan Kosova.
“Duhen vite për të hequr dorë nga kjo por nuk është më në agjendën time”.
Në vitin 2015, Odom u gjet i pavetëdijshëm në një bordello në Nevada pas një mbidoze, e cila e la atë në koma. Një vit më vonë, ai ishte në një qendër rehabilitimi për t’u marrë me çështje të varësisë nga droga.
Këtë verë, ylli i Lakers, po planifikon një rikthim në oborrin e basketbollit.
“Është një luftë e vështirë por jam nga Xhamajka e Jugut, Queens, kështu që do të luftojë për jetën time”, tha ai.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.