Lamborghini raportohet se ka arritur marrëveshje me qeverinë italiane që modeli Urus të prodhohet brenda kufijve.
Në fund të muajit nëntor të vitit të kaluar, shefi i Lamborghinit, Stephan Winkelman, kishte thënë se nëse fabrika në Itali nuk ka kapacitet për të prodhuar modelin Urus, kjo makinë mund të krijohet jashtë vendit.
Italia e do Lamborghinin veç për vete
Më herët gjatë muajit u raportua se Qeveria Italiane ka kërkuar që Lamborghini ta prodhojë Urusin në shtëpi dhe për këtë ka ofruar edhe ndihmë financiare.
Sipas burimeve të “Quattroruote”, kryeministri italian dhe shefat e Lamborghinit kanë arritur marrëveshje dhe kjo pritet që shpejt të bëhet zyrtare.
Kompania do të përfitojë 80 milionë euro nga Qeveria për të krijuar modelin Urus në Itali.
Urus ka tri vjet që ka qarkulluar vetëm si koncept. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.