Në rrjet ka qenë i menjëhershëm reagimi i fytyrave publike pas vdekjes së vëllait të Gjestit, Eldion Kelmendit.
Ngushëllime për vdekjen e Eldionit kanë shprehur edhe personazhe që për shkak të mosmarrëveshjeve nuk kanë raporte më me Gjestin. Nga ta Egli, Xheneta e Jozi.
Në anën tjetër G Bani dhe Vesa Smolica,Don Xhon e Tuna kanë shtyrë datët e publikimit të projekteve të tyre për shkak të tragjedisë në familjen e kolegut të tyre.
Duke përçuar se sa zemërthyer është edhe Gjesti në llogarinë e tij në Instagram ka shpërndarë një fotografi me anë të së cilës ka lajmëruar ndjekësit për ditën e varrimit.
Madje aty është shkruar se reagimi është bërë nga menaxhmenti dhe kjo sigurisht ka ndodhur për shkak të gjendjes së rëndë emocionale të këngëtarit.
Lamtumira e fundit Eldionit i është dhënë sot në varrezat e fshatit Pavlan, aty ku kaloi jetën deri sa fati vendosi ndryshe.
https://www.youtube.com/watch?v=SboK9stwQgM
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.