Doli t`i thotë fjalët e fundit si komandant i KFOR-it në Kosovë.
E në konferencën lamtumirëse të premten në kryeqytet, gjenerali Angelo Michele Ristuccia, u shoqërua nën masa të rrepta të sigurisë.
Italiani që është komandanti 27-të i misionit paqeruajtës, tha se situata gjatë 12 muajve sa ky shërbeu ishte shpesh e tensionuar, por që gjithnjë ishin në krye të detyrës.
Si rrjedhojë konfirmoi se aleancës veri-atlantike do t`i shtohen ushtarë nga vendet aleate, nisur nga Rumania, njofton Klan Kosova.
Në kuadër të deeskalimit strategu shtoi se po veprojnë në plotni me Rezolutën 1244 të Kombeve të Bashkuara. E për simbolet e KFOR-it që u konfiskuan nga Policia e Kosovës në Banjskë, Ristuccia pohoi se po angazhohen që kjo të zbardhet.
Kur foli për armatimin që u zu më 24 shtator, dënoi dhunën ndaj policisë por që sipas tij, zgjidhja mbetet mes Prishtinës e Beogradit.
Ristucca që mori detyrën tetorin e vitit të shkuar, do të pasohet nga turku Ozgan Ulutas.
https://www.youtube.com/watch?v=wJwGs5w_xyQ
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.