Ylli i “Wire”, Lance Reddick, vdiq nga sëmundja e zemrës dhe arterieve, ka zbuluar së fundmi certifikata e vdekjes së aktorit.
Thuhet se aktori, i cili u gjet i vdekur në shtëpinë e tij më 17 mars, ndërroi jetë nga një sëmundje e zemrës si dhe nga ajo aterosklerotike e arterieve koronare.
Në kohën e vdekjes së tij, burime të ndryshme thanë për TMZ se vdekja e tij dukej se kishte ardhur nga shkaqe natyrore.
Gruaja e tij kishte telefonuar shërbimet e urgjencës pasi e gjeti atë të rrëzuar në kopshtin e tyre, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VSHKRIMI NGA
V.R.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.