Në pamje të parë është identik me smartfonin Samsung Galaxy S6, por kushton vetëm 110 dollarë. Landvo S6, është klon i smartfonit Galaxy S6, me dizajn identik, kamerë 16MP dhe selfie kamerë 5MP.
Deri këtu gjithçka është identike. Por, specifikat tjera janë krejt të ndryshme.
Landvo S6 ka ekran 5.1 inç me rezolucion 720p, procesor MediaTek MT6582, 1GB RAM dhe 16GB hapësirë të brendshme. Bateria ka kapacitet 2550mAh, dy sllote për SIM kartela dhe OS Android Lollipop 5.0.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.