Ministria e Punës dhe Mirëqënies Sociale ka lansuar sot fushatën vetëdijësuese, “Siguria dhe shëndeti në punë mbi të gjitha”, që ka për qëllim parandalimin e rrezikut dhe aksidenteve në vendin e punës.
Me këtë rast, ministri Skender Reçica, ka vizituar kompanitë e ndërtimeve, Agro Trade-Fidola Construction dhe Dreni Sh.p.k, ku ka takuar punëtorët dhe pronarët e kompanive në fjalë dhe ka bashkëbiseduar rreth rëndësisë së zbatimit të legjislacionit në fuqi, si parakusht për sigurinë dhe shëndetin në punë.
“Dje filluam projektin e punësimit të qytetarëve të cilët gëzojnë asistencë sociale, ndërsa sot po fillojmë një fushatë që ka të bëjë me sigurinë dhe shëndetin e punonjësve ne vendet e punës. Siguria, shëndeti dhe marrëdhënia e rregullt e punës janë standarde që duhet respektuar”, ka thënë Reçica.
Ministri tha se MPMS ka miratuar një sërë rregulloresh në harmoni me direktivat e BE-së, dhe tash po angazhohet fort në zbatimin e tyre, si dhe ftoi të gjithë bizneset dhe punëmarrësit që të zbatojnë legjislacionin në fuqi, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.