Ish-presidenti i skuadrës Barcelona, Joan Laporta, ka thënë se do t'i bënte një ofertë yllit Lionel Messi, të cilën ky i fundit nuk do të mund ta refuzonte.
Laporta, i cili ishte ish-president i Barcelonës në kohën kur klubi theu rekordin duke fituar gjashtë trofe brenda një sezoni, ka deklaruar se do të bënte çmos për ta mbajtur argjentinasin, transmeton Klan Kosova.
Në një video të publikuar në ambientet e klubit, Laporta u gjend para një fanelle të Messit dhe u pyet se çfarë do t’i thoshte atij nëse do ta kishte përballë.
“Do të të bëj një ofertë të cilën nuk mund ta refuzoni”, është përgjigjur Laporta.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.