Për rrezikun që paraqitet në rast të përdorimit të ilaçeve jo të duhura me qëllim të eliminimit të lythave dhe nishaneve, foli dermatologia e QKUK-së, Alma Koçinaj.
Për KIKS-in, ajo tha se çdo qytetar që dyshon apo dëshiron që lythat apo nishanet t'i largojë nga trupi, së pari duhet të konsultohet me një dermatolog.
Konsultën me dermatologun, Koçinaj e konsideron si të domosdoshme për arsye se trajtimi jo i duhur i këtyre problemeve mund të përfundojë deri melanomë, që konsiderohet si kanceri më serioz i lëkurës.
Tutje, ajo shtoi se në Dermatologji kanë shumë pacientë që vijnë, të cilët si problematikë tregojnë dëmtimet që kanë marrë nga produktet e ndryshme online, problem të cilin ajo thotë se e kanë lajmëruar edhe në Inspektoratin e Shëndetësisë.
Kërkesa e Koçinajt kundrejt qytetarëve është që të qëndrojnë sa më larg produkteve popullore, edhe nëse ato shiten nëpër barnatore dhe që çdo veprim ta marrin pas konsultimit me dermatologun. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS
https://youtu.be/V_VQYkkOzRA
●●●
KKSHKRIMI NGA
Kiks Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.