Një guri i përmasave të mëdha në lagjen Dardania në Prishtinë është larguar në muzgun e të shtunës, vetëm pas interesimit të Klan Kosovës, meqë një ekip qëndroi në lagje dhe pa ankesat e banorëve për hallin disamujor.
Sipas banorëve guri është vendosur në parking nga ngrohtorja e qytetit që gjatë muajve të verës ka kryer punime për rehabilitimin e rrjetit në lagje.
E për kaq kohë nuk u lëviz nga aty, pavarësisht se kishte kërkesa nga një banor.
Nga Termokos fillimisht i thanë Klanit se guri ka mbetur këtu si shkak i makinerisë e cila tashmë është zhvendosur në një pjesë tjetër të kryeqytetit. Por, më vonë e kthyen për të hequr atë.
https://www.youtube.com/watch?v=F45fkfoXqt0
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.