Regjisori i famshëm danez, Lars von Trier, është diagnostifikuar me sëmundjen e Parkinsonit.
Lajmin e ka bërë të ditur kompania e tij, Zentropa, të cilën kanë thënë se ai është në gjendje të mirë shpirtërore dhe se tashmë e ka filluar trajtimin.
Ai kishte thënë në një intervistë më 2018 se dridhjet e dorës i vinin si pasojë e lënies së alkoolit dhe antidepresantëve.
Filmi i tij i ri, The Kingdom Exodus, do ta ketë premierën në gusht në festivalin e Venedikut.
https://www.youtube.com/watch?v=aeBdHCUVkbM
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek kulturë dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.