Kryetari i OVL UÇK-së në Skenderaj, Emin Lati, e konsideron si shkelje të radhës versionin publik të Zyrës së Prokurorit të Specializuar me emrat e disa prej viktimave që pretendohet se janë vrarë ose zhdukur me forcë.
Lati, në Info Magazine në Klan Kosova, tha se kjo prokurori po vazhdon të bëjë shkelje çdo ditë e më shumë, njofton Klankosova.tv.
“Kjo prokurori është duke treguar se bën shkelje çdo ditë dhe do ta vazhdojë ta bëjë këtë. Emrat e publikuar janë si dëshmitarë të mbrojtur dhe viktima dhe dy prej tyre të dënuar”.
“Kjo prokurori është jokredibile dhe gjykata do ta dëshmojë pafajësinë e personave atje. Mirëpo, prokuroria po bën shkelje të vazhdueshme”, tha Lati.
Kujtojmë se emrat e publikuar janë pjesë e aktakuzës në rastin ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit, ku bëhen të ditur emrat e disa nga viktimat që pretendohen se janë vrarë dhe disa të tjerëve që pretendohen se janë zhdukur me forcë.
https://www.youtube.com/watch?v=q0hgOwmwRJ0
Klikoni KËTU për t’u bërë pjesë e kanalit zyrtar të Klan Kosovës në Viber.
Klikoni KËTU për ta shkarkuar aplikacionin e Klan Kosovës në Android, dhe KËTU për iOS.
https://klankosova.tv/specialja-publikon-emrat-e-atyre-qe-pretendohet-se-u-vrane-ose-zhduken-ne-rastin-e-thacit-veselit-krasniqit-e-selimit/
●●●
NSHKRIMI NGA
NP
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.