Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, u ka shprehur ngushëllime familjeve dhe kolegëve të dy punëtorëve shëndetësorë të Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Gjakovë, mjekut Mentor Salihi dhe shoferit Skofiar Gjini, që vdiqën pas aksidentit të autoambulancës.
Latifi tha se Salihi dhe Gjini do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta.
"Ministri Rifat Latifi u shpreh ngushëllime familjarëve dhe kolegëve të dr. Mentor Salihut dhe Skofiar Gjinit, punëtorë të QKMF-Gjakovë, të cilët u ndanë nga jeta si pasojë e një aksidenti gjatë ushtrimit të detyrës së tyre në shërbim të pacientëve. Ata do të kujtohen si profesionistë që i shërbyen me përkushtim jetës së qytetarëve deri në momentin e dhimbshëm të ndarjes nga jeta, thuhet në mesazhin e ministrit Latifi drejtuar familjarëve, kolegëve dhe miqve të Mentorit e Skofiarit", njofton Ministria e Shëndetësisë, përcjell Klankosova.tv.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.