Rifat Latifi u bë i dyti që u dorëhoq nga drejtimi i ministrisë së shëndetësisë, në më pak se kaq vite.
Eksperti me shumë përvojë në Amerikë, u dorëzua pa i mbushur 11 muaj.
Letrën e largimit e nisi me shumë keqardhje për te kryeministri. Por, ish ministri nuk ngurroi t’i listojë edhe problemet kryesore të shëndetësisë kosovare, që sipas tij, janë 13.
"Mungesa e profesionalizimit administrativ në Ministrinë e Shëndetësisë të shtresuar ndër vite, që për rezultat ka sjellë keqmenaxhime të mëdha dhe procedura arkaike të dizajnuara për të penguar zhvillimin e shëndetësisë së Kosovës, dhe menaxhim diktatorial i administratës që ka krijuar një atmosferë toksike në raport me kabinetin tim", ka shkruar ish-ministri i shëndetësisë, Rifat Latifi.
Latifi përmendi edhe mosbesimin e qytetarëve te aparati shëndetësor dhe, siç shkroi, shkatërrimin e sistemit të edukimit post-diplomik.
"Mosbesim të thellë të publikut në sistemin publik shëndetësorë të Kosovës, për shkak te mungesës së ekspertizës, profesionalizimit, keqmenaxhimit dhe korrupsionit të madh prezent në çdo hallkë të këtij sistemi", ka thënë ish-minstri Latifi.
Ndër defektet më të rënda që përmendi tashmë ish-ministri, është ai i moszhvillimit të SHSKUK-së, që sipas tij, ndodh pasi nuk ka aftësi menaxheriale në këtë institucion.
Po ashtu, Latifi ka përmendur edhe buxhetin e vogël, përfshirë investimet e munguara kapitale në 2022, të cilën e ka vlerësuar si neglizhencë zhvillimore të shëndetësisë.
Ministri i larguar ishte promovuar në këtë detyrë me pompozitet nga shefi i tij, Albin Kurti, vitin e kaluar. E këtë të premte, kur ky i fundit u pyet për largimin e Latifit, u duk sikur kishte harruar çfarë pati thënë atëherë. Madje, e harroi edhe daljen, veçse tha që do ta takojë sot Prof.Rifatin.
Pasdite u njoftua se Kurti tako dhe i shprehu mirënjohje kosovarit të amerikanizuar ne lidhje me punën dhe kontributin e tij për moskursimin e dijes dhe përvojës. Deri në emërimin e ri, primatin e shefes së MSh-së e ka zv.ministrja aktuale nga VV, Dafina Gexha-Bunjaku.
https://www.youtube.com/watch?v=fBG4JP9eqBs
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.