Ministri i Shëndetësisë, Rifat Latifi, të mërkurën, raportoi për herë të dytë më radhë para anëtarëve të Komisionit Parlamentar për Shëndetësi dhe Mirëqenie Sociale.
E, meqë pikat e diskutimit ishin të përgjithshme, atëherë edhe raportimi u bë gjithëpërfshirës.
Ndaj, Armend Zemaj, në mesin e shumë temave, theksin e vuri edhe te marrëdhëniet e ministrit Latifi me ata me të cilët ka punë çdo ditë.
Zemaj i tha paraardhësit të tij se jeni shpërfillur nga qeveria dhe nga menaxhmenti i ministrisë, ku përfshin sekretarin e përgjithshëm dhe stafin udhëheqës.
Mirëpo, ministri Latifi këtë e mohoi dhe bëri me dije se nëse shpërfillet nga qeveria nuk ka pse të qëndrojë më këtu.
Pos kësaj, tema për të cilën u diskutua është për dyshimin e keqpërdorimeve të Fondit të Sigurimeve Shëndetësore për trajtimin e pacientëve jashtë institucioneve publike.
I pari i Shëndetësisë tha se organet përkatëse do të merren me këtë çështje si dhe bëri me dije se do të ketë ndryshime serioze në Bordin e Fondit, ashtu sikurse që paralajmëroi pasoja për ata të cilët mund ta kenë keqpërdorë detyrën zyrtare.
Lidhur me këtë, kryetarja e komisionit, Fatmire Mullhaxha, tha se deputeti Mirsad Shkreta ka propozuar inicimin e një komisioni hetimor.
https://www.youtube.com/watch?v=ooFebf157_k&t=30s
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.