Javën e kaluar shkaktoi diskutime deklarata e garuesit të dikurshëm të Ferrarit Raikkonen i cili tha se F1 duhet të jetë një ngjarje që përcjell më shumë dinamikë dhe me përmbajtje të rrezikut, transmeton Klan Kosova.
Mirëpo pas këtyre deklaratave, kampioni i trefishtë botëror dhe drejtori joekzekutiv i Mercedesit, Nikki Lauda gjithashu ka sugjeruar që garuesit duhet të bëjnë më shumë punë dhe të përcjellin më shumë kënaqësi për shikuesit.
Ai për Bild am Sonntag ka thënë që tani në Formula 1 ka shumë rregulla dhe shumë pak karaktere.
Sipas tij nuk po dalin në pah aftësitë e vozitjes të garuesit pasi i gjithë mekanizmi varet nga disa butona.
Ai gjatë intervistës ka treguar se kur ka kaluar nga F2 në F1 në ulësen e kësaj të fundit i janë grisur pantollat nga dinamika e garimit.
Sipas tij ky lloj i garimit është duke i munguar tani për tani këtyre aktiviteteve. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.