Xhudistja Laura Fazliu, ka fituar medaljen e artë në Mastersin e Budapestin, garë kjo më e madhja pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.
Ajo në gjysmëfinale dhe finale triumfoi ndaj garueseve të Japonisë, Takaichi dhe Horikawa, raporton Klan Kosova.
Fazliu fitoi edhe 1800 pikë olimpike për Lojërat Olimpike
Paris 2024, me të cilat do të ngritet edhe më lart në renditjen botërore dhe Olimpike.
Në po këtë garë medalje të argjendtë fitoi xhudistja Distria Krasniqi.
Mastersi është gara ku marrin pjesë vetëm 36 më të mirët në kategori dhe që sjell më së shumti pikë olimpike pas Lojërave Olimpike dhe Kampionatit Botëror.
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.