11 punëtorë të ndërmarrjes “Hortikultura”, të cilët kanë menaxhuar me laurën në Parkun e Gërmisë, do të detyrohen të konkurrojnë në një konkurs të brendshëm të kësaj ndërmarrjeje publike komunale.
Kjo për shkak se me një vendim të Komunës së Prishtinës, laura ka kaluar në menaxhim të “Prishtina Parking”.
Punëtorët përmes një proteste të mërkurën e kanë kundërshtuar këtë vendim, duke e quajtur të padrejtë, si dhe shpresat se do të bëhet diçka për çështjen e tyre i kanë tek asamblistët e Kuvendit Komunal të Prishtinës, të cilët nëse arrijnë mbledhjen e nënshkrimeve do të thërrasin një mbledhje të jashtëzakonshme për të diskutuar për këta punëtorë, njofton Klan Kosova.
https://www.youtube.com/watch?v=HfkHI1-v1y0
●●●
LGSHKRIMI NGA
L. Ga.
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.