Lëvizja për Bashkim i ka bërë thirrje Qeverisë që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi.
"Lëvizja për Bashkim, duke qenë se edhe në kohen e protestave, peticionit e gazit lotsjellës për demarkacionin ka deklaruar se e vetmja rrugë për ta kontestuar marrëveshjen për demarkacion është rrëzimi i saj në Kuvendin e Kosovë, thërret qeverinë e vendit që sa më parë ta procedojë në Kuvend marrëveshjen aktuale dhe të mos humb kohë me krijimin e komisioneve të reja, të cilat nuk prodhojnë asnjë efekt juridik në raport me Malin e Zi".
"Demarkacioni nuk është thjesht çështje gjeografie e historie, por mbi të gjitha është çështje të së drejtës ndërkombëtare".
"Vetëm pas rrëzimit të kësaj marrëveshjeje në Kuvend, krijohet kontest juridik i ri me Malin e Zi dhe vetëm atëherë mund të bëhen përpjekje ose të rinegociohet marrëveshja, ose të dërgohet në arbitrazh ndërkombëtar", theksohet në një kumtesë të këtij subjekti politik, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.