Lidhja Demokratike e Kosovës në Suharekë, nga e hëna ka nis një peticion për lejimin e vendosjes së përmendores së ish-presidentit historik Ibrahim Rugova, në sheshin ku mban emrin e ish-liderit të LDK-së.
Iniciuesit e mbledhjes së 2 mijë nënshkrimeve janë të kënaqur me përkrahjen. E mundësia e vënies së firmave do jetë 10 ditë, çka po mirëpritet nga suharekasit, raporton Klan Kosova.
Për tjerë, shtatorja është dashur të vendoset moti kohë dhe duhet të jetë shembull edhe për komunat e tjera.
Kërkesa e qytetarëve, po apelohet të përkrahet nga krejt asambleja komunale. Kjo është tentative e tretë e LDK-së lokale për këtë çështje, pasi dy tentative dështuan. /Klankosova.tv
Rrini të informuar mbi zhvillimet kryesore duke u bërë pjesë e komunitetit tonë në Viber
BONUS: Merreni aplikacionin tonë në
Android dhe
iOS●●●
ASHKRIMI NGA
A
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.