Vazhdimi i seancës së tetë të Kuvendit Komunal në Gjilan ishte i pamundur, pasi me të nisur mbledhja pati pakënaqësi mes asamblistëve.
Kur po fliste kryeasamblisti i LDK-së, Avdyl Aliu, kolegu i tij nga VV-ja, Ismajl Kurteshi, ishte kundër që të njëjtit t'i vazhdohej fjala për temën jashtë rendit të ditës.
Aty, me bashkëpartiakun Arianit Sadiku, që kryeson kuvendin, u hidhërua pak Kurteshi.
Por me insistimin e opozitarëve që kryetari Alban Hyseni t'u kërkojë falje që e ka lëshuar sallën, nuk u pajtua pushteti.
Kështu, fjalën e kryetarit për raportin 6-mujor nuk deshën ta dëgjojnë këshilltarët e opozitës, të cilët e lëshuan sallën, me çka dështoi seanca për mungesë kuorumi.
Bojkote të tilla opozita nuk përjashtoi edhe më 29 shtator, kur do të mbahet mbledhja e radhës, si e rregullt, e asamblesë.
https://www.youtube.com/watch?v=a3SLResRdH8
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.