LDK e përkrah në parim rezolutën e propozuar nga PDK për mbrojtjen e viktimave të luftës.
Kështu deklaroi shefja e GP Jehona Lushaku.
"Lidhja Demokratike e Kosovës e ka shqytuar tekstin e rezolutës dhe në parim pajtohem për të sepse është obligim i yni që ta mbrojmë sakrificën e popullit tonë për liri. Gjithsesi jemi të gatshëm të kontribojmë në komision të përbashkët, nëse ka një iniciativë për ta modifikuar dhe plotësuar tekstin e kësaj rezolute", deklaroi ajo.
Rezoluta në fjalë, vjen pas organizimit të ekspozitës së Shkëlzen Gashit, që ngjalli reagime të ashpra në opinion për shkak të dhënave të pasakta rreth Masakrës së Dubravës dhe masakrave të tjera.
Kjo u quajt si ofendim ndaj familjes së viktimave.
●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.