Lidhjen Demokratike e Kosovës, thirri konferencë për media të shtunën.
Në fakt, kjo ishte konferenca e tretë brenda pesë ditëve përmes së cilës, kjo pari opozitare komentoi përfshirjen ambasadorit të Kosovës në Kroaci, në aferat korruptive të raportuara nga mediat sllovene.
Për padinë ndaj këtyre të fundit, opozitarët nuk u bindën andaj hartuan katër kërkesa për institucionet.
Siç pritej, njëra nga to ishte shkarkimi i menjëhershëm i ambasadorit nga pozita, por kërkohet edhe hetim i detajuar për rastin Berishaj.
“Prokuroria e shtetit të zhvillojë hetime të detajshme të qarkullimit të parasë së kompanisë së Martin Berishajt, duke i përfshirë në hetim edhe Kryeministrin Albin Kurti, Presidenten Vjosa Osmani dhe Ministren e Jashtme Donika Gërvalla-Shwartz”, tha deputeti Driton Selmanaj.
Këta e ngarkuan Berishajn edhe me një dyshim të ri. Sipas LDK ambasadori mund ti ketë gënjyer gjatë raportimit në komisionin parlamentar, kur tha se kompania e tij nuk është më funksionale.
Nga LDK-ja gjithashtu kërkuan që raporti i hartuar nga komisioni për energji, e ku bënë pjesë edhe dëshmia e Berishajt, të procedohet për në kuvend, pasi në komision nuk u votua, për siç u tha bojkot të deputetëve të Vetëvendosjes.
https://www.youtube.com/watch?v=xaIedTAyMZw
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.