Sot është mbajtur mbledhja me Kryetarët e Degëve të LDK-së, ku u vlerësua edhe një herë se vendi ka hyrë në krizë të thellë institucionale dhe politike.
Kryetarët e Degëve e vlerësojnë qëndrimin e Kryesisë së LDK-së, të dhënë në mbledhjen e fundit të Kryesisë së kësaj partie, lidhur me zhvillimet e fundit politike.
"Është e qartë se qeveria e pakicës nuk mund të udhëheqë me vendin dhe se temat e rëndësishme për vendin nuk mund të adresohen nga një qeveri e rënë.Kryetarët e Degëve kanë intensifikuar përgaditjet për zgjedhjet e parakohshme".
"Në ditët në vijim, Kryesia e LDK-së do të jenë në secilën degë të LDK-së për të komunikuar me stukturat e degëve dhe për të intensifikuar përgatitjet për zgjedhje.Degët e LDK-së janë të gatshme t’i nënshtrohen procesit zgjedhor dhe janë të bindur në mbështetjen e qytetarëve", theksohet në një njoftim të LDK-së, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.