Grupi Parlamentar i LDK-së vlerëson se aktgjykimi i Gjykatës Kushtetuese për çështjen e zgjedhjes së Presidentit, sjell qartësi juridike dhe rikthen procesin në kornizën kushtetuese.
Kjo parti thekson se zgjedhja e Presidentit duhet të zgjidhet përmes një marrëveshjeje politike që siguron unitet institucional dhe balancë demokratike, duke e bërë Lëvizjen Vetëvendosje përgjegjëse për ndërtimin e kësaj marrëveshjeje.
"Grupi Parlamentar i LDK-së riafirmon qëndrimin e tij të palëkundur për respektim të plotë të rendit kushtetues, funksionim normal të institucioneve dhe ruajtje të balancës demokratike në vend. LDK konsideron se çdo veprim politik në këtë fazë duhet të udhëhiqet nga përgjegjësia shtetërore dhe jo nga kalkulimet partiake. LDK mbetet e përkushtuar për një zgjidhje që garanton unitet institucional, përfaqësim gjithëpërfshirës dhe shmang çdo tendencë për përqendrim të pushtetit në një dorë të vetme".
"Institucioni i Presidentit duhet të jetë figurë unifikuese, mbi palët politike, dhe në shërbim të rendit kushtetues dhe stabilitetit të Republikës", shkruhet ndër tjerash në reagimin e tyre", shkruhet ndër tjerash në reagim.
Kjo parti tha se në mungesë të një marrëveshjeje të mirëfilltë politike, që siguron unitet institucional dhe balancë demokratike, “çdo tentativë tjetër është e destinuar të dështojë”.
“Për rrjedhojë, përgjegjësia për ndërtimin e kësaj marrëveshjeje dhe për menaxhimin e këtij procesi i takon partisë së parë. Çdo dështim për të arritur një zgjidhje do të bartë drejtpërdrejt përgjegjësinë politike për pasojat që pasojnë, përfshirë edhe shkuarjen në zgjedhje”.
“Në rast të dështimit dhe shkuarjes në zgjedhje, Lidhja Demokratike e Kosovës do të garojë e bashkuar, e qartë në vizion dhe e gatshme për besimin qytetar”, u tha në fund të këtij reagimi. /Klankosoa.tv
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.