Lea Michele do të bëhet sërish nënë.
37-vjeçarja dhe burri i saj, Zandy Reich, 41-vjeç, janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, konfirmoi ajo me një foto në rrjete sociale.
Çifti tashmë janë prindër të djalit Ever, tre vjeç.
Lea ka qenë e hapur për vështirësitë në përpjekjen për një fëmijë të dytë vitet e fundit.
“Udhëtimi ynë për të sjellë fëmijën tonë të dytë në këtë botë nuk ishte i lehtë dhe ne kemi pasur disa dhimbje tashmë këtë herë”, shkroi ajo përmes Instagramit në mars 2022, duke shtuar se ajo ka “besim se Zoti do të na sjellë një tjetër kur koha është e duhur.”
Ajo gjithashtu tregoi se djali i saj ishte shtruar në spital vitin e kaluar.
Lea dhe Zandy u martuan në një ceremoni martesore të marsit 2019, transmeton Klankosova.tv.
●●●
VRSHKRIMI NGA
Ve Ra
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.