Lea Michele po vërteton se di të lexojë.
Për vite me radhë ka ekzistuar një teori konspirative se ajo nuk di të lexojë. Pavarësisht se ka folur për këtë në të kaluarën, aktorja është ende subjekt i këtyre thashethemeve.
Gjatë podkastit "Therapuss with Jake Shane", Lea iu përgjigj edhe një herë thashethemeve.
"Ryan Murphy më telefonoi dhe më tha: 'A e ke dëgjuar këtë thashethem?' Dhe unë thashë 'Jo, çfarë po ndodh?' Dhe fakti që jemi këtu pas kaq shumë vitesh.."
Pastaj ajo mori shënimet e Jake-ut dhe tha: "Më jep shënimet, po i lexoj. Jonathan [Groff] nuk është këtu për ta lexuar këtë për mua".
Pastaj ajo nisi leximin dhe shikoi kamerën si provë.
https://www.youtube.com/watch?v=4zGm6xqyu3c&t=3860s
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.