Në fshatin Gradicë të Drenasit, sot është mbajtur një akademi përkujtimore për 20 vjetorin e rënies së dëshmorit Lec Gradica, të cilit iu nda titulli "Hero i Kosovës".
Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, tha se doktor Lec Gradica ka qenë shëmbëlltyrë e humanizmit dhe e atdhedashurisë.
Veseli e quajti Lec Gradicën mjek legjendar, dhe tha se ai dha jetën që të tjerët të vazhdojnë luftën për liri.
Në emër të presidentit Hashim Thaçi, foli këshilltari i tij Ismajl Syla, i cili tha se Gradica kishte qenë vlerë e njeri modest.
Ai ndau edhe mirënjohje për familjen e Gradicës, duke i ndarë titullin "Hero i Kosovës".
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.