Te emisioni “Shija e Anës” tashmë e dimë që çdo të diel ajo gatuan receta të thjeshta, kreative e mbi të gjitha super të shijshme.
Kësaj radhe ju prezantojmë një ushqim tradicional tonin. Për të gjithë ky ushqim është i njohur dhe secili ka mënyrën e vet.
Stili i Anës ndryshon nga leçenikët që jemi mësuar t’i hamë. Leçeniku i Anës është më i butë, më kremoz si dhe vjen në formë të muffinave pasi piqet në tepsinë me forma të tyre.
Kësaj radhe ju prezantojmë leçenikun me djathë në brendi si dhe në pjesën e jashtme, që kur të piqen bëhen super krokorante dhe japin super shije kur t'i provoni.
https://youtu.be/2vSRE3hN_T0
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lifestyle dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.