"Asap" është kënga e parë të cilën e ka lansuar me vetëm 12 vjet.
Ledri Dakaj, adoleshenti të cilin babai i tij e ka pagëzuar me këtë emër, për shkak të simpatisë ndaj këngëtarit Ledri Vula, me zërin e tij po fiton dita-ditës zemrat e audiencës shqiptare, asaj suedeze e më gjërë.
"Muzikën që nga mosha shumë e vogël e kam dashur, gjë që ka shtyer prindërit e mi për t'më mbështetur, duke ma hapur rrugën për të realizuar këngë e cover të ndryshëm", shprehet për Klankosova.tv, tinejxheri që jeton në Halmstad të shtetit skandinav.
Karakteristikë e këtij djaloshi është fakti se ai interpreton këngë në gjuhë të ndryshme.
"Këndoj anglisht, frangjisht e së shpejti edhe shqip", thotë Ledri.
Kompozitori i njohur kosovar, Florent Boshnjaku është njeriu që po punon në fillet e karrierës së këngëtarit të ri, videoklipi i të cilit tashmë ka arritur të klikohet në Youtube mbi 112 mijë herë.
Ledri Dakaj, familja e të cilit është nga Prizreni, është i angazhuar edhe në futboll, pjesë e klubit Halmstad BK, skuadër me të cilën kanë triumfuar në turneun prestigjioz ndërkombëtar "Gothia Cup".
Videoklipi i këngës si në vijim:
https://www.youtube.com/watch?v=GEXuVeHgyPI
●●●
VZSHKRIMI NGA
Vanesa Zhugolli
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.