Dy artistët e njohur, Ledri Vula dhe Xhensila Myrtezaj kanë landuar edhe projektin e tyre të dytë të përbashkët.
“Lehtë po e lun”, titullohet bashkëpunimi i radhës, së cilit i është realizuar edhe videoklipi, përcjell Klankosova.tv.
Për tekstin e kësaj kënge është përkujdesur vet Ledri Vula, në bashkëpunim me Elinelin.
Ndryshe, Ledri dhe Xhensila rreth dy muaj më parë sollën bashkëpunimin e tyre të parë, të titulluar “Ma kthe”, që deri më tani ka grumbulluar 13 milionë shikime në YouTube.
https://www.youtube.com/watch?v=qzw3cM0Bd04
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek prive dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.