Mo Farah, kampioni i katërfishtë olimpik në atletikë, pohon se është ngacmuar në bazë raciste në aeroportin e Munihut.
Ai po fluturonte nga Anglia në Etiopi për ta përfunduar trajnimin e fundit para maratonës së Londrës që do të mbahet muajin e kaluar.
Udhëtimi i tij ishte planifikuar përmes Gjermanisë, ku pati një konflikt me një zyrtar policor, njofton Klan Kosova.
Farah e xhiroi konfliktin në Instagram Live dhe më vonë e postoi në llogaritë e tij në Instagram dhe Twitter me titullin: “I pikëlluar të shoh ngacmim në këtë ditë dhe këtë kohë. 2018...!!!! #airport #germany”.
Ai tha se ishte shtyrë nga zyrtari policor drejt portës dalëse, duke e cilësuar si “ngacmim të pastër”, ndonëse nuk kishte dëshmi të abuzimit racor në videon 47 sekondësh.
Zëdhënësi i Farah u shpreh: “Këtë pasdite ndodhi një incident në aeroportin e Munihut derisa Mo po udhëtonte në kampin e tij trajnues në Etiopi. Mo e ka ndjerë se ky incident ishte i motivuar në baca raciste dhe se ishte i trajtuar në mënyrë jo të duhur nga stafi i sigurisë së aeroportit”.
Atleti ka ngritur padi ndaj Aeroportit të Munihut dhe Policisë Federale Gjermane.
https://youtu.be/HhqyxWRSpHI
http://klankosova.tv/mo-farah-personaliteti-i-vitit-2017-nga-bbc/
●●●
KKSHKRIMI NGA
Klan Kosova
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.