Presidenti i Barcelonës, Joan Laporta, ka mirëpritur boksierin e famshëm, Emmanuel Dapidran Pacquiaon.
Pacquiaon pasi fitoi nëntë tituj botërorë u pensionua në vitin 2021 për t'u përqendruar në një karrierë në politikë, transmeton Klankosova.tv.
Këtë të mërkurë, FC Barcelona u nderua nga vizita e legjendës së boksit filipinas Emmanuel 'Manny' Dapidran Pacquiao, i cili u prit nga presidenti Joan Laporta dhe zëvendëspresidenti Rafa Yuste.
Një nga boksierët më të mëdhenj të të gjitha kohërave, Pacquiao ishte në një vizitë private në Barcelonë me familjen e tij, por donte të shihte “Camp Nou” dhe të hidhte një sy përreth muzeut, dhomës së zhveshjes dhe ambienteve të tjera, gjë që e bëri në shoqërinë e Laportas.
'Pac-Man' është fituesi i vetëm i nëntë titujve botërorë në tetë kategori të ndryshme dhe u emërua boksier i viteve 2000 nga Këshilli Botëror i Boksit (WBC).
Pasi u tërhoq përgjithmonë në vitin 2021 pas 25 vitesh në ring, ai është gjithashtu i famshëm për talentet e tij të shumta, të cilat variojnë nga kënga dhe aktrimi deri te të qenit aktualisht president i partisë politike PDP-Laban dhe duke pasur një vend në kongresin e vendit të tij nga 2010-2016 dhe tani është senator.
Ai është gjithashtu i pasionuar pas basketbollit dhe ka drejtuar ekipin e Kia Motors në Filipine.
https://twitter.com/i/status/1543242855149445120
●●●
LISHKRIMI NGA
L I
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.