Tenisti legjendë, Roger Federer, është tërhequr nga garat e French Open të këtij viti, për shkak se nuk ka arritur që të rikuperohet nga një lëndim që e kishte pësuar në shpinë, shkruan BBC, transmeton Klan Kosova.
34 vjeçari nuk ka luajtur as në garat e Madrid Open në fillim të këtij muaji, pasi që e kishte lënduar shpinën gjatë ushtrimeve për turneun.
Federer ishte rikthyer për Italian Open, mirëpo ishte mundur në raundin e tretë nga Dominic Thiem.
“Kam pasur përmirësim sa i përket gjendjes time shëndetësore, mirëpo ende nuk ndjehem 100% i fortë e i gatshëm”, ka thënë numri një i tenisit në botë.
“Mendoj se do të ndërmerrja rrezik të panevojshëm nëse do të luaja në French Open para se të jem gati. Ky vendim s’ishte i lehtë për tu marrë, mirëpo vendosa kështu për tu siguruar që të jem gati sezonin e ardhshëm”.
Kjo do të thotë se Federer do të mungojë në “Grand Slam”, për herë të parë.
●●●
DLSHKRIMI NGA
Donika Lamaxhema
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.