Një shqiptaro-amerikan arriti të marrë një pozitë të lartë në Nju Jork të Amerikës.
Vedat Gashi nga radhët e Demokratëve fitoi ndaj kundër kandidatit republikan Daniel Branda, si ligjvënës në Distriktin e Katërt të Legjislaturës së Westchesterit në ShBA.
Avokati nga Peja triumfin e festoi me ekipin e tij të mërkurën, por fillimisht kërkoi dikë shumë të dashur pranë.
I rrethuar nga familja, Gashi që mori 56 përqind të votave tha se rezultatet flasin për punën ekipore, njofton Klan Kosova.
45-vjeçari ishte mirënjohës për këdo që kontribuoi në fitoren e tij, të cilën do ta kthejë në punë.
Gashin e ka uruar edhe kryeministri Albin Kurti, për zgjedhjen ligjvënës në rajonin me rreth 1 milion banorë dhe gati 800 kilometra katrorë sipërfaqe në shtetin e Nju Jorkut.
https://www.youtube.com/watch?v=HsRIiNLgNLk
●●●
GSHKRIMI NGA
G.U
Editorial nga Klan Kosova — ndjek video lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.