Një burrë nga Kalifornia e ShBA-së lejoi një nëpunësi dyqani të zgjidhte një biletë lotarie me gërvishtje për të, dhe përfundoi duke fituar çmimin prej 10 milionë dollarësh.
Brent Young u tha zyrtarëve të Lotarisë së Kalifornisë se nuk e dinte se çfarë bilete donte të blinte në Prince Food & Gas, kështu që ia la zgjedhjen nëpunësit të dyqanit.
“Unë thash: “Vetëm zgjidh cilindo”, nuk më interesonte”, kujton Young.
Nëpunësi i dorëzoi një biletë California 200X, të cilën Young e gërvishti pasi e pagoi.
Young u trondit kur pa se bileta ishte fituese e çmimit kryesor prej 10 milionë dollarësh.
"Kur i pashë të gjitha ato zero, thashë: ‘Në asnjë mënyrë, kjo nuk u ndodh njerëzve si un’, tha Young. ‘Është çmenduri. Nga të gjitha ato opsione, nëpunësi mund të kishte zgjedhur një biletë tjetër. Por ai nuk e bëri. Ai rrëmbeu biletën fituese’".
Young tha se fati i tij ishte edhe më i pabesueshëm, pasi fillimisht kishte planifikuar të shkonte në një pikë tjetër karburanti që doli të ishte e mbyllur.
"Është pothuajse si ndërhyrja e Zotit. Unë nuk kisha një biletë specifike që doja të blija, ndaj lashë dikë tjetër të vendoste", tha ai. "Nuk kisha zgjidhje tjetër veçse të shkoja te Prince. Ndalesa ime e zakonshme ishte e mbyllur. Nëse do të kishte qenë e hapur, asgjë nga këto me siguri nuk do të kishte ndodhur".
●●●
EVSHKRIMI NGA
E V
Editorial nga Klan Kosova — ndjek të tjera dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.