Shefi i grupit parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Pal Lekaj ka reaguar pas ngjarjeve të fundit në qytetin sirian të Aleppos.
"Pamjet që shfaqen nga Aleppo e Sirisë, tregojnë se atje nuk po bëhet luftë ndaj terrorizmit, por masakra ndaj civilëve, pa kursyer as fëmijët".
"Fëmijët do të duhej të ishin argumenti për hirë te të cilëve do të duhej me pas paqe, e jo ata të jenë shënjestër e luftës, Bota duhet të zgjohet, t'i thërras ndërgjegjes së saj e të ndërmarrin të gjithë hapat e nevojshëm që ajo luftë të ndërpritet".
"Kosova e ka ndjenjën e freskët se çka shkakton lufta, prandaj jemi me popullin e pafajshëm Sirian, kundër vrasjeve të civilëve", ka shkruar ai në Facebook, transmeton Klan Kosova.
●●●
SZSHKRIMI NGA
Sh Z
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.