Zhaklinë Lekatari e ftuar në emisionin "Kosova Today" në Klan Kosova komentoi një studim të Ipsos ku sipas këtij studimi mbi gjysma e meshkujve të gjeneratës "Gen Z" besojnë se barazia po diskriminon burrat.
Lekatari tha se burrat në shoqëri diskriminohen kur janë emocional, raporton KlanKosova.tv.
"Burrat që qajnë etikitohen me emra duke i bërë më femëror dhe duke i barazuar me gratë dhe vetëm nga kjo mënyrë e ofendimit që bëhen për burrat ne kuptojmë që burrin kur duam ta përulim e barazojmë me gruan dhe nëse duam ta përulim burrin e çojmë aty ku ndodhet gruaja.
Ajo tha se feminizmi synon barazim gjinor duke çliruar gratë po ashtu edhe burrat nga patriarkati.
"Feminizmi që është një lëvizje që advokon për barazi gjinore, në të vërtetë nuk do të çlirojë vetëm gratë do të çlirojë edhe burrat", shtoi ajo.
https://www.youtube.com/watch?v=M3kmaZCYa8M
●●●
EKSHKRIMI NGA
Endrit Krasniqi
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.