Liverpool dhe Arsenal do të duhet t’i derdhin së paku 90 milionë funte në konton e Monaco-s për Thomas Lemar, sipas The Daily Mirror.
Lemar refuzoi kalimin te Arsenali në ditën e fundit të afatit kalimtar të gushtit, por Monaco pritet të pranojë oferta për të, edhe në këtë afat kalimtar.
Klubi nga Ligue 1 është i hapur që ta shesë Lemarin në janar, pasi që është eliminuar nga Liga e Kampionëve, si dhe ka mbetur shumë prapa Paris Saint-Germain në kampionatin francez.
●●●
LSHKRIMI NGA
L
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.