Pesë persona janë dërguar për në qendrën spitalore në Karolinën e Veriut, pas rrjedhjes së gazit të quajtur klorinë pjesë e kompanisë Apple.
Objekti është evakuuar nga materialet që mund të ndikojnë në shëndetin e të punësuarëve pas aksidentit të pesë punëtorëve, transmeton Klan Kosova.
Klorina është element kimik i cili përdoret si agjent i cili në bashkëveprim me ujin përdoret për sterilizimin e e sistemeve të kompjuterëve dhe serverëve.
Mirëpo nëse ky lloj gazi ekspozohet në ajër mund të shkaktojë dëme shëndetësore pasi kjo substancë përdoret edhe në krijimin e bombave nukleare.
Gazi i klorinës sulmon mushkëritë duke ndikuar në shtresën mukozale, duke shkaktuar kështu shtimin e këlbazës në mushkëri e cila më pas shkakton probleme në frymëmarrje. / klankosova.tv
●●●
KMSHKRIMI NGA
Kreshnik Mustafa
Editorial nga Klan Kosova — ndjek uncategorized dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.