Federata e Hendbollit të Kosovës ka njoftuar se është ndërprerë ndeshja e Superligës së Kosovës në hendboll në mes të Trepçës dhe Prishtinës.
Ndërprerja ka ndodhur për shkak të lëndimit të rëndë të dy lojtarëve të klubit mitrovicas, transmeton Klan Kosova.
Hendbollistët Vaglir Buqinca dhe Alban Shabani janë përplasur mes vete gjatë lojës dhe kanë pësuar lëndime të rënda.
Të dy lojtarët janë dërguar në spital, ku po e vazhdojnë tretmanin mjekësor. Në spital u është kthyer vetëdija të dy lojtarëve mitrovicas, kanë njoftuar nga klubi Trepça.
“Aktualisht po u bëhen incizime. Të dy kanë dhembje të mëdha”, ka thënë Bujar Istrefi, kryetar i klubit Trepça.
Ndeshja është ndërprerë në minutën e 11-të kur rezultati ishte 5:2 në të mirë të Prishtinës. Të dy klubet janë pajtuar që ndeshja të ndërpritet dhe të vazhdojë një ditë tjetër.
klankosova.tv
●●●
HSHKRIMI NGA
H.S
Editorial nga Klan Kosova — ndjek sport dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.