Një person ka pësuar lëndime si pasojë e një aksidenti që ka ndodhur në Dollc të Klinës.
Rastin për Klankosova.tv e ka konfirmuar zëdhënësi rajonal i Policisë në Pejë, Driton Rugova.
Rugova tha se në këtë aksident ishin të përfshirë dy vetura.
"Sot rreth orës 17:10, Policia është njoftuar për një aksident trafiku i cili ka ndodhur në fshatin Dollc-Klinë, në këtë aksident ishin të involvuara 2 vetura dhe si pasojë 1 person ka pësuar lëndime trupore, i njëjti është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë për tretman mjekësor", deklaroi ai për Klankosova.tv

●●●
ASHKRIMI NGA
albert
Editorial nga Klan Kosova — ndjek lajme dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.