Eventi teknologjik në Pekin solli shumë risi. Ndër të tjera, kompania Lenovo prezantoi orën inteligjente Magic View me dy ekrane dhe një palë këpuce inteligjente të pajisura me ekran, për të monitoruar aktivitetin fizik.
Kompania demonstroi konceptin e këpucëve inteligjente që do të monitorojnë gjendjen e personit që i vesh ato dhe do të analizojë të dhëna të ndryshme në lidhje me aktivitetin fizik, si rrahjet e zemrës apo kaloritë që ka djegur.
Ky koncept është pjesë e strategjisë "Internet of Things" të kompanisë.
https://www.youtube.com/watch?v=6ypBoRTs2pQ
●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.