Kompania Lenovo ka prezantuar phabletin e ri, PB1-770N, me ekran 6.8 inç.
Pajisja fuqizohet nga procesori tetëbërthamësh me shpejtësi 1.5 GHz, ka 1GB RAM dhe 32GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet përmes kartës microSD.
PB1-770N ka ekran 6.8 inç, FullHD me dendsitet 324 pikselë. Kamera kryesore ëshë 13MP, ndërsa selfie kamera ka 5MP. Bateria ka kapacitet 3,500 mAh.

●●●
KSHKRIMI NGA
KLANKOSOVA
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.