Lenovo prezantoi zyrtarisht telefonin inteligjent A3900. Ky telefon mori certifikimin nga TENNA kineze në shkurt të këtij viti. Telefoni kushton 80 dollarë dhe shitet në faqen ueb të kompanisë.
Pajisja fuqizohet nga procesori MediaTek MT6752 me tetë bërthama me shpejtësi 1.2GHz, dhe përmban ekran 5 inç me rezolucion 480 x 854 pikselë. Ai ofron 512MB RAM, 4GB hapësirë të brendshme, që mund të zgjerohet nëpërmjet kartës microSD, dhe bateri me kapacitet 2300mAh.
Sa i përket kamerës, telefoni buxhetor përmban kamerë të pasme 5 megapikselë dhe kamerë ballore 2 megapikselë. Ai operon me sistemin Android 4.4 me ndërfaqen Vibe UI të kompanisë kineze. Lenovo A3900 ofron lidhjet 3G, 4G, Wi-Fi, Bluetooth dhe OTG.
●●●
KTSHKRIMI NGA
KlanKosova Test
Editorial nga Klan Kosova — ndjek tech & auto dhe zhvillimet e tjera kryesore të vendit.